SMART HOME AUTOMATION

U zhvillua në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” leksioni i hapur mbi përdorimin e teknologjisë Smart Home Automation.

Alban Deda, CEO i kompanisë Robustech Al – Authorized Dealeri, i ftuar nga Departamenti i Biznesit, Menaxhimit dhe Turizmit, si dhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, fillimisht ndau me studentët ndikimin që ka patur në zhvillimin e karrierës së tij formimi akademik si inxhinier elektronik dhe menaxher, si dhe përvoja e tij 10 vjeçare si specialist dhe drejtues në fushën e elektronikës.

Z. Deda shpjegoi funksionalitetin e teknologjisë Smart Home Automation, dobishmërinë dhe lehtësirat që ajo sjell në jetën tonë të përditshme.

FOTO GALERI