“Meet the entrepreneur”, Ardian Hoxha

Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City organizuan takimin e radhës në kuadër të eventeve “Meet the entrepreneur” me sipërmarrësin  e njohur nga Kosova, Ardian Hoxha  i cili është themelues i disa bizneseve të suksesshme në Kosovë dhe më gjerë si:

–          American School of Kosova;

–          Albafone;

–          Glamradio;

–          Green and Protein;

–          Travel Mate;

–          Suchico.

 

Ardiani foli për rrugëtimin e tij në sipërmarrje, sfidat dhe mundësit. Në mënyrë specifike u fokusua tek investimi i tij i parë që ishte hapja e “American Shcool of Kosova”, hapja e GlamRadio, investimi në Green and Protein në Kosovë dhe Tiranë, rendësin e edukimit në  përmirësimin e aftësive sipërmarrëse, në planet e tij të së ardhmes për të investuar tek startup-et jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin.