BARLETI

HUB

Inovacion / Kreativitet / Sipermarrje
Platforme bashkepunimi, fuqizimi dhe konkurimi nderdisiplinor per idete e raja, startup, akselerim dhe rritje

INOVACION

Avantazhi kyc konkurues i se ardhmes !
Inkubator per Inovacioni hapur dhe demokratik qe sfidon

KREATIVITET

Kultura si generator per vleren e shtuar !
Qyteti, ekonomia, hapesira publike dhe artistet si laboratore te gjalle per Industrite Kreative

SIPERMARRJE

Shtegu per sipermarresin e ri !
Akselerator, ambiente, teknologji, sherbime, rrjet, komunitet dhe evente per sipermarrjen rinore.

HARTA

SIPËRMARRJA - BARLETI BUSINESS HUB

Barleti Business Hub ndër të tjera, do t’ju ofrojë: rritje kapacitetesh per sipermarresit e rinj, nje platforme virtuale te pasur me dokumentash - plane biznesi - praktika te mira, sherbime per bizneset e reja, studime dhe analiza per tregje specifike, ...


1. COMPETITIVENESS
2. LINKING WITH MARKETS
3. INCUBATION
4. ACCELERATION
5. EMPLOYABILITY
6. YOUNG ENTREPRENEURS
7. WOMEN IN BUSINESS
8. SKILLS ACADEMY

KREATIVITET - CREATIVE GARAGE

Micro-businesses and freelancers operate in fragmented, ofen isolated niche markets where work is sporadic and/or nomadic in nature, demanding a specialised sector competence and more personalised guidance and support.


1. CREATIVE ECOSYSTEM - ECONOMY / PLACE / PEOPLE
2. CULTURE AND CREATIVE INDUSTRIES
3. TOURISM - TO SEA - TO DO - TO BUY
4. RURAL - NATURE AND WELLBEING
5. MANUFACTURING - CRAFT
6. MAKER SPACE
7. YOUNG ARTISTS
8. SKILLS SKILLS ACADEMY

INOVACION - INNOVATION LAB

Inovacioni po vërehet tek sipërmarrjet e vogla dhe përgjegjësia për zhvillimin e stafit dhe rrjetëzim zhvendoset nga sektori privat tek Universitetet, nëpërmjet:


1. OPEN INNOVATION
2. DIGITAL ECONOMY
3. SMART CITY
4. DIGITAL EDUCATION
5. E-GOVERNANCE
6. IN-TECH TRANSFER
7. INTECH LAB
8. SKILLS ACADEMY

SI VEPROJMË NË BarletiHub

Sipërmarrja dhe aktivitetet në funksion të tyre zënë një vënd të rëndësishëm në edukim në Shluj “Universiteti Marin Barleti”, ku vazhdimisht ofrohen kurse dhe programe për të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë aktive e BARLETI Hub.

Një sipërmarrje e suksesshme ka nevojë për një sistem shtytës që të shkojë përpara dhe të takohet me investitorë, partnerë, media apo edhe mentorë të rinj. Dhe, nuk ka asnjë vend më të mirë sesa konkurset për këtë gjë. Betapitch Tirana dhe Creative Business Cup janë dy nga shumë konkurse ndërkombëtare për të lejuar bizneset e reja të përparojnë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjatë periudhës së inkubimit, sipërmarrësit e Barleti Hub avancojnë më tej me koncept idetë e tyre të biznesit dhe i përshtasin ato me kushtet e tregut në të cilin do të hyjnë. Barleti Hub ofron për to hapësira pune, edukim të vazhdueshëm, mentorim, rrjetëzim, etj.

Dedikimi i pakushtëzuar i stafit akademik dhe ekspertëve pranë Shluj “Universiteti Marin Barleti” për të mbështetur idetëmë të mira të biznesit gjatë fazave të para të ciklit të jetës së tyre, zhvillohet nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, mentorimit, dhe financimit.

Në Barleti Hub e kuptojmë sfidën e startup-eve të reja në përballjen me kompleksitetin dhe ambiguitetin e tregut, ndaj vendosim në funksion të tyre të gjithë aktorët e ekosistemit të startup-eve për të siguruar aktivizimin e mëtejshëm.

Lajme & Evente

Lancimi i Programit të Inbubimit

Triple City në bashkëpunim me Barleti Hub lancuan Programin e Inkubimit 9 javor për…

"Meet the entrepreneur", Ardian Hoxha

Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City organizuan takimin e radhës në kuadër të eventeve…

Affiliate Marketing bazuar në Clickbank

Barleti Hub organizoi workoshop-in  online me temën “Affiliate Marketing bazuar në Clickbank” Duke folur…

SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.

Barleti Hub në bashkëpunim me TripleCity dhe Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit…

CO-WORKING

“Nuk ka të bëjë me idetë. Ka lidhje me bërjen e ideve të ndodhura ”Scott Belsky”
Scott Belsky

Universiteti Marin Barleti është duke ripërcaktuar konceptin e vendeve të punës për mijëvjeçarë.

Hapësira e Coworking Barleti do t’u ofrojë “pushtuesve” të saj një sërë lehtësish dhe shërbimesh për t’iu përshtatur nevojave të tyre, qe ti mbaje ata të frymëzuar dhe motivuar dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të ecin përpara!

BUSINESS PIT STOP

BPS e strukturon aktivitetin e tij në 6 shtylla kryesore të konceptuara për të targetuar dhe ofruar zgjidhje dhe mbështetje të personalizuar me qëllim që ndihma e ofruar të ketë impakt të drejtpërdrejtë dhe të matshëm të performancën dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Nisur nga diferencat e tipologjisë së problematikës midis bizneseve të mëdha, që kanë nevojë më të madhe për konsulencë dhe ekspertizë dhe bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë më të madhe për shërbime mbështetëse, BPS ka ngritur strukturat e saj në mënyrë të tillë që ti shërbejnë sa më mirë nevojave të këtyre dy kategorive të mëdha.

CREATIVE GARAGE

Creative

Economy

Ekonomia krijuese nuk ka një përcaktim të vetëm. Është një concept që lidhet ngushtë me “industrinë krijuese”, ku bazohet ndërmjet lidhjes së krijimtarisë njerëzore dhe pronësisë intelektuale; në një ekonomi të ushqyer në mënyrë të konsiderueshme nga idetë dhe inovacioni.

See More

Creative

Industries

Industritë Kreative janë një koleksion i guximshëm i eseve që paraqet revolucionin e zhurmshëm që po transformon prodhimin, konsumin dhe kuptimin e kulturës në epokën gjithëpërfshirëse.

See More

Creative

Place

Ndërtesa fizike, hapësirat publike dhe veprat e artit që prodhojnë kreativitet janë disa nga hapësirat më të dukshmet dhe më të njohurat për komunitetin. Këto hapësira duhet të jenë të prekshme dhe mbi të gjitha të përdorshme.

See More

Creative

Peoples

Koncepti i njeriut krijues është gjithëpërfshirëse që kap interesin e audiencës, ndikon në përgjigjen e tyre emocionale dhe i frymëzon ata të ndërmarrin veprime. Njerëzit krijues e shohin botën me ndryshe duke e përfshirë intelektin e tyre krijues në marrëdhënie me të tjerët.

See More

MAKER SPACE

Maker Space është një hapësirë krijuese, ku nxënësit dhe komuniteti mund të shpikin, ndërtojnë dhe mësojnë të zgjidhin problem të ndryshme nëpërmjet mjeteve dhe teknologjisë moderne. Në një mjedis krijues, ata kanë mundësi të përfshihen në projekte bashkëpunuese që nxisin të nxënit dhe të menduarit kritik në fusha multidisiplinare. Studentët mund të eksplorojnë, zbulojnë e krijojnë gjëra të reja duke përdorur një sërë mjetesh dhe materialesh.

Hapësirat e Maker Space do të mbushen me pajisje të ndryshme, si printera 3D, kompjutera, pajisje artizanale, mjete dhe materiale të ricikluara, etj. Këto hapësira janë unike dhe mund të përqendrohen në fusha të shumta, si: elektronikë, robotikë, programim, qepje, poçari, dizajn, etj. Në këtë rast, Maker Space do të paraqesë një kombinim të aftësive të ndryshme, duke përfshirë: përpunimin e drurit, përpunimin e metaleve, elektronikën, printimin tre-dimensional, kompjuterikën, prerjen me lazer, përdorimin e makinave CNC të kontrolluara numerikisht, punimin e tekstileve, punime në dizajn dhe vizatim, apo punime në poçari, që do mundësojnë realizimin e projekteve të shumta. Gjithashtu, do të mundësohen hapësira pune të dedikuara për një ambient pune të pastër dhe të rehatshëm, si edhe hapësira të përgjithshme të përbëra nga mjete dhe material të dobishme për implementimin dhe zhvillimin e një game të gjerë projektesh.

BUSINESS INCUBATOR / ACCELERATOR

AKADEMIA E STARTUPEVE

Start-upAcademy është një program që synon të frymëzojë të rinjtë për të krijuar një mentalitet sipërmarrës. Ne ndajmë besimin se çdo individ është i aftë të krijojë diçka që mund të sjellë vlerë në botë. Qëllimi ynë është t'i ndihmojmë ata të gjejnë qëllimin dhe pasionin në jetën e tyre përmes sipërmarrjes. Të rinjtë janë krijues, inovativë dhe energjikë dhe me disa udhëzime dhe burimete nevojshme, ato janë të aftë për të ndërtuar produkte dhe shërbime që përmirësojnë botën përreth tyre.

Programi i ndarë në disa module ofron mundësinë për të ndjekur kurse të ndryshme përgjatë gjithë vitit me objektivin për të bërë të bërin biznes të lehtë, sepse suksesi nuk është i lidhur vetëm me idetë, por kryesisht ekzekutimin dhe njohurinë. Kjo është arsyeja pse ne punojmë me të rinjtë për t'i ndihmuar ata të ndërtojnë ekipe të afta për t'i sjellë idetë e tyre të biznesit në jetë.

Programi është ndërtuar si një udhëtim i cili fillon me nxitjen e idesë, dhe e ushqen atë të rritet deri në një biznes të vërtetë.

Ka 4 module kryesore të trajnimit dhe mentorimit të dizajnuara për të ndihmuar në zhvillimin e një mentaliteti sipërmarrës, kultivimin e idesë, financimin dhe realizimin e saj.

START UP

ka për qëllim themeluesit që janë në fazën e zhvillimit të ideve dhe testimit të përshtatjes së
produktit me tregun. Në këtë fazë është e rëndësishme të përqendroheni në atë se si të
ndërtoni një ekip të sukseshëm, të njihni mjedisin në të cilin veproni, rëndësinë e njohjes së
tregut tuaj të synuar dhezhvillimin e prototipit të produktit.

Ndizni një Ide të Madhe - Bootcamp

Lean start-up – intro në modelimin e biznesit

Si të testoni idenë tuaj– the mum test

Njihni tregun tuaj

MVP – Koha për tu nisur

ka për qëllim themeluesit e startup-it që janë në kërkim të
përshkallëzimit të veprimeve të tyre, kur ata po përpiqen të
krijojnë momentum për produktin ose shërbimin e tyre.

Marketing & Zhvillimi Biznesi

Si të rritemi–tregjet e reja

Partneritetet – B2B, mentor, këshilltarë, etc.

Krijimi i momentumit

GROWUP

FINANCEIN

ka për qëllim sipërmarrësit që po kërkojnë të mobilizojnë kapital të jashtëm.
Vlerësimi i kompanisë, projeksionet e rrjedhës së parasë, së bashku me njohjen
se çfarë lloj, sa dhe si të rritet kapitali, janë të gjitha vendimtare në këtë fazë.

Fundraising – borxh vs. kapital

Njih investitorët

Pitching – si të prezantohemi

Valuimi

Projeksionet

LEGALIZE

ka për qëllim themeluesit që duan të mësojnë më
shumë për implikimet ligjore të ngritjes së biznesit të
tyre dhekoncepteve të financimit për një raund të parë
investimesh.

Si të regjistrojmë një biznes

Pronësia intelektuale

Taksimi dhe kërkesa të tjera ligjore

LAB-i INOVACIONIT

Inovacioni dhe Kërkimi i Aplikuar

Ky kërkim vendos në qendër trasmetimin e njohurive dhe vepron në mënyrë fleksibël dhe të arsyeshme përballë nevojave dhe detyrave të zhvillimit shoqëror, në ndryshim të vazhdueshëm.

Platforma e Central Helix

Një platformë interaktive që vendos në marrëdhënie aktorët e ekosistemit të inovacionit sipas qasjes së Helixit të Pesëfishtë(Quituple Helix).Aktorët bashkëpunojnë rreth mjeteve dhe mënyrave të realizimit të inovacionit dhe iniciativave sipërmarrëse mbi të.

Njesia e Pronësia intelektuale

Ndihmon në gjetjen e formës së mbrojtjes së pronësisë së ideve dhe aplikacioneve të tyre potenciale, siç janë patentat, të drejtat e autorit, markat tregtare etj mundëson aplikimin për format e mbrojtjes së IP dhe menaxhon procesin përmes analizave ligjore, këshillave dhe negocimit të marrëveshjeve.

Forumi i Smart City

Forum ku ndahen dhe diskutohen idetë, njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira midis studiuesve, autoriteteve publike dhe profesionistëve rreth vizionit të një qyteti intelligjent për një zhvillim të qëndrueshëm.

Njësia e Living Lab

Njësia e Living Lab si platformë dhe hapësirë për të studiuar njerëzit dhe ndërveprimin e tyre me zgjidhjet dhe teknologjitë e reja në një mjedis jetësor, subjekt i matjes së ndikimit dhe efektivitetit të risive.

Subject

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur

E ardhmja dixhitale është një term dhe fenomen i lidhur me ambient computing (ambient ku ndërlidhen pajisje, objekte, makina, të aftë të transferojnë të dhëna nëpër rrjete dhe pa ndërveprim njerëzor të drejtpërdrejtë). Ky informatizim i mjediseve jetësorë, të punës dhe bizneseve, nënkupton krahas  konsumatorëve të lidhur vazhdimisht edhe nje mënyrë të re të shpërndarjes së vlerave dhe marrjes së avantazheve konkurruese, duke ripërpunuar përdorimin e teknologjive – njerëzve – proceseve.

Sipas krijuesit të konceptit, Henry Chesbrough: “Inovacioni i Hapur është një koncept për qasje me të shpërndarë, me pjesëmarrëse dhe me të decentralizuar mbi inovacionin bazuar në faktin se njohuritë e dobishme sot shpërndahen gjerësisht dhe asnjë kompani, pavarsisht se sa e aftë apo e madhe, nuk mund të inovoj në mënyrë efektive vetëm”.

Për Më Tepër Klikoni Ktu

Transferimi i njohurive dhe teknologjisë përfshin mjete mbështetëse bashkëpunimi për komercializimin e rezultateve të kërkimit, themelimin e spin-off, zbatimin e hulumtimit bashkëpunues dhe shkëmbimit të njohurive, ofrimit të konsulencës mbi patentimin dhe sistemin e licensimit.Para transferimit, një njohuri dhe/ose teknologji duhet të krijohet, mundësisht në një ekosistem efikas që mbështetet në filozofinë e “njerëzve që punojnë së bashku, mbi probleme të përbashkëta dhe ndajnë të njëjtin motivim”.

Living Labs janë ekosisteme të hapura të inovacionit, të orientuara nga përdoruesit në mjedise të jetës reale në të cilat inovacioni është integruar plotësisht në proceset bashkë-krijuese dhe të bashkë-projektimit për teknologjitë, produktet, shërbimet dhe infrastrukturat e reja shoqërore. Kjo qasje lejon krijimin e hapësirave të reja për ndërveprim dhe shkëmbimin e njohurive, që sjellin një ndryshim të rëndësishëm të paradigmës së bashkëpunimit midis aktorëve të ekosistemit të inovacionit (NVM-të, shoqëria, institucionet).

Qyteti inteligjent është një qytet që investon në qeverisjen me anë të TIK-ut dhe proceseve pjesëmarrëse për të përcaktuar investimet e duhura publike dhe të transportit që mund të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik, përmirësim të cilësisë së jetës dhe menaxhim inteligjent të burimeve natyrore”.

Qyteti inteligjent është një koncept shumë i gjerë, i cili bazohet në lidhjen e infrastrukturës fizike, infrastrukturës së IT, infrastrukturës sociale dhe infrastrukturës së biznesit për të nxitur inteligjencën kolektive të qytetit .

Për Më Tepër Klikoni Ktu

ÇFARË MUNDËSOJMË ?

Ne njohim nevojat e sipërmarrësve të rinj dhe i qëndrojmë pranë në fushat që ata kanë më shumë nevojë për mbështetje. Duke filluar nga fazat e para të ciklit të jetës së një produkti deri në komercializimin e tij.

• Mentorim, trajnim dhe drejtim
• Modeli i biznesit Canvas
• Komercializim dhe prototipe
• Mapping study
• Modele franchize
• Mentor biznesi
• Plane fizibiliteti
• Qendra suporti biznesi
• Transferim teknologjie
• Akses në burime
• Creative dhe innovation hub
• Qendra suporti biznesi
• Business incubator (virtual)
• Maker space
• Marrëveshja e spirales së trefishtë
• Fushata kombëtare
• Aktivitete dhe evente
• Klubi i sipërmarrësve të rinj
• Forume dhe mbledhje

PARTNERITETE

KONTAKT ME NE

ADRESA

Tiranë, Rruga e Kosovarëve,

(pranë Liqenit Artificial) Nd. 39, H.1, No.5, 1019

TELEFONI

+355 68 60 31 504

+355 69 40 96 362