E-Product – Trajnim mbi produkti dixhital , prodhimi, marketingu dhe shitja

Më datë 25 Prill 2019 në kuader të aktiviteteve të Barleti Hub një nisëm dhe traditë tashme e konsoliduar në ambientet e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” u zhvullua trajnimi mbi produktin dixhital me tematikë: E-Product – Prodhimi, Marketingu dhe Shitja nga  Amir Esmaeilakhtar pedagog pranë Universitetit Marin Baleti, sipërmarrës, mentor dhe konsulent në rrjetin e bizineseve dhe komunitetin e startup-eve.

Gjatë aktivitetit u trajtuan çështjet si : Çfarë është një produk dixhital, si mund të prodhohet, si dhe ku mund të marketohet dhe të shitet. Gjithashtu u treguan shembujt konkretë dhe realë nga tregu i produkteve dixhitale.  Auditori u prezantua me platformat dhe rrjetet online ku çfo profesionist sipas fushës së ekpertizës ka mundësi që të nisi biznesin e vet online dhe të përshihet e përfitoj nga ky treg duke ofruar produktin apo shërbimin e vet në nivel global.

FOTO GALERI