BARLETI HUB E NISI MUAJIN MAJ ME HISTORI SUKSESI TË NJË BARLETASI

BARLETI HUB E NISI MUAJIN MAJ ME HISTORI SUKSESI TË NJË BARLETASI SIPËRMARRËS, SIÇ ËSHTË Z. ALEN SAQE.

Dentem, është një histori suksesi në ekosistemin e startup-eve në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe për ne ishte një kënaqësi që ata ndanë rrugëtimin e tyre me Barletasit tanë.

Alen dhe Oni Saqe njohën studentët e Universitetit Marin Barleti për mundësitë e ndryshme të financimit për një startup, këshilla konkrete mbi fazat e Pree-Seeding dhe Seeding, vështirësitë që i shoqërojnë këto round-e dhe elementët që një startup duhet të forcojë për të pasur sukses.

Interes të veçantë ngjalli ndarja e eksperiencës së tyre në një platformë Crowdfunding dhe këshillat kur kjo alternative financimi është e vlefshme dhe si të përfitosh më shumë prej saj.

Gjithashtu, djemtë e Dentem vunë theksin mbi rëndësinë e njohurive ndërdisiplinore që studentët duhet të kultivojnë për të qënë konkurentë në epokën e dixhitalizimit dhe machine learning!

E fundit por jo më pak e rëndësishme, ata këshilluan të rinjtë që janë ende në bankat e shkollës se një rëndësi të veçantë në rrugëtimin e sipërmarrjes rinore zë edhe zgjedhja e anëtarëve të skuadrës, të cilët duhet të besojnë fort në produktin që startup-i i tyre ofron, në mënyrë që  startup-i të mbijetojë në periudhat e pasigurisë financiare.

FOTO GALERI