Bootcamp mbi “Sipërmarrjen, Inovacionin dhe Startup-et”

Qendra Youth Act dhe Barleti Hub në Universitetit “Marin Barleti” iu bashkuan eventit të National Activism Day duke realizuar Bootcamp-in me temë Sipermarrja dhe Inovacioni.

Bootcampi mblodhi rreth 28 të rinjë që ishin nga gjimnazet e Tiranës si “Ismail Qemali”, “Sandër Prosi” dhe “Besnik Sykja” duke përfshirë këtu edhe studentë të Universitetit Marin Barleti.
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrsit patën mundësinë të njiheshin me: karakteristikat e sjelljes sipërmarrëse, konceptin e inovacionit dhe të njiheshin më shumë me pjesën e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. Për ta prekur më nga afër të punuarit mbi një ide biznesi, pjesëmarrësit patën mundësi të punonin në grupe mbi një ide biznesi të ideuar nga secili prej tyre. Gjatë mentorimit, nxënësit u njohën dhe trajnuan mbi të punuarit në grupe me Business Model Canva.

Në fund të eventit u prezantuan 4 ide biznesi, ideja fituese ishte BE APP, një startup i cili synonte që të mblidhte në një aplikacion të vetëm të gjithë aktivitetet dhe eventet që ndodhnin në qytet, duke nxitur kështu pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete sociale, kulturore, argëtuese dhe edukative. Fituesi i këtij Bootcampi fitoi të drejtën për të marrë pjesë në aktivitetin e Beta Pitch Tirana, event i cili do të zhvillohet më datë 31 tetor 2019 në ambientet e Universitetit Marin Barleti.