HARTIMI I STRATEGJISË SË MARKETINGUT DIXHITAL

Më datë 9 Nëntor 2020, në Zoom u zhvillua aktiviteti i radhës Barleti Hub me bashkëpunim me Triple City me temë: HARTIMI I STRATEGJISË SË MARKETINGUT DIXHITAL.
Ky workshop u mbajt nga Amir Esmaeilakhtar, pedagog në fushën IT dhe ekspert i sipërmarrjes në vendin tonë, dhe u përqendrua në metodat, teknikat dhe mënyrat e hartimit dhe aplikimit të një fushate marketingu dixhital.
Përpos njohurive të reja për auditorin, në workshop u trajtua edhe një analizë krahasuese ndërmjet mediave tradicionale dhe asaj dixhitale në vendin tonë dhe përfitimet e të zhvilluarit fushata marketingu dixhitale.