Ekosistemi i Startup-eve në Shqipëri

Barleti Hub, në bashkëpunim me Triple CITY, organizuan takimin online me
përfaqësues të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri.
Qëllimi i këtij takimi është brainstoriming në lidhje me:
– A kemi një ekosistem të startup-eve në Shqipëri?
– Cilat janë disa probleme të këtij ekosistemi?
– A zgjidh projekt-ligji i startupeve ndonjë prej këtyre problemeve?
Ky aktivitet kishte 8 folës aktivë nga ekositemi i startup-eve në Shqipëri, duke përfshirë
akademikë, sipërmarrës, përfaqësues të lehtësuesve të startup-eve, etj.
Folës në këtë event ishin:
– Dr. Rezart Prifti, Fakulteti i Ekonomisë-UT
– Prof. Dr. Zana Guxholli, Zv/Rektor për Kërkim dhe Inovacion, Universiteti Barleti
– Kushtrim Shala, founder i ICTSLab,
– Dritan Mezini, duapune.com
– Gerti Boshnjaku, News Media Communications
– Jetona Myteveli, programi IDEA
Nga të gjithë pikat e diskutimit, pothuajse të gjithë folëset bien dakord me faktin që ne
kemi një ekosistem të startup-eve në Shqipëri, se draft ligji është një veprim që duhej të
ishte marr prej kohësh. Të gjithë folësit nuk bien dakord me “gjuhën” dhe qasjen e
përdorur në draft ligj.
Ka paqartësi në lidhje me grantin që do marri secili prej startup-eve dhe shumë
paqartësi në lidhje me përzgjedhjen dhe certifikimin e “lehtësuesve të ekosistemit” dhe
certifikimin e “startup-eve”.

Linku për të parë takimin online: https://www.youtube.com/watch?v=FiBQ-k-6eu0