UNIVERSITETI APLIKATIV
Kërkimi shkencor në UB synon të arrijë ndikim përtej botës akademike, në zhvillimet e së ardhmes dhe të së përditëshmes. Ai synon të paraprije zgjidhje për problemet në nivel kombëtar e ndërkombëtar, për pyetjet akademike e praktike, duke kërkuar të kthehet në një forcë për ndryshime positive në ekonomi, politikë, shoqëri. Duke qenë pjesë e një rajoni në Evropë, në status në zhvillim, në fazën e një zhvillimi të shpejtë ekonomik, politik e shoqëror, në fazën e integrimit evropian,
UMB, përkufizon veten si një qendër për kërkim të aplikuar me bazë universitare dhe jo universitare- në fushat e sipërpërmendura, që pajis studentët jo vetëm me njohuri akademike por dhe me cilësi, aftësi, zotësi cilësore për të qene i sukseseshëm në tregun e punës.
UMB ndjek modelin dinamik ku kërkimi i aplikuar:
- lind nga nevoja e praktikës, biznesit që ndërthuret me dijet universitare;
- mishërohet në nevojën për “të renë” – NOVACIONIN në përditeshmëri;
- biznesi, universiteti, shoqëria dhe qeveria e zhvillojnë së toku kërkimin, duke ndikuar në transferimin e njohurive dhe ideve reciprokisht e duke përfunduar në inovacion, falë procesit të hapur e zinxhir të bashkëveprimit.
- Kërkimi aplikuar në UB, mbështetet në modelin e “Quadruple Heliks” dhe përfshin disa nivele, rajonal, kombëtar, lokal e njësive bazë vepruese
Koncepti i Universitetit Sipërmarrës që UB ka përqafuar e vendos në qendër të kërkimit shkencor, kërkimin e aplikuar, i cili mbështet e kërkon përgjigje për pyetjet nga biznesi, nga shoqëria, politika, në shumë nivele. Këto cështje identifikohen e studiohen nga akademikët lektore, kërkuesit, profesionistet e praktikës e dhe jetës në fusha të ndryshme, si dhe nga studentët. Kërkimi i aplikuar, sjell njohuri që gjenerojnë përqasje të reja, që të cojnë në novacion, produkte të reja për fushën përkatëse.
UB synon e zhvillon kërkim të aplikuar me përqasje bazuar në praktika profesionale që përmirësohen nga novacioni që prodhon ky process. Si rezultat studentët kthehen në sipërmarrës të pajisur e pasuruar jo vetëm me njohuri akademike por edhe praktike bashkëkohore të fushave përkatëse të zgjedhura nga ata. Ata prezantohen e bëhen pjesë e rrjeteve (network-eve) lokale, kombëtare e ndërkombëtare apo profesioniste. Ata brumosen me një sjellje kërkimore të vazhdueshme që në shumë raste prodhon novacion, pra ata trajnohen dhe si profesionistë të rinj shumë të kërkuar në tregun global të punësimit.
UMB zhvillon dimensionin e tij sipërmarrës, jo vetëm në departamente e fakultete por kryesisht nëpërmjet instituteve të kërkimit, kolegjeve profesionale dhe iniciativave të ndryshme të formalizuara, që krijojnë e zbatojnë projekte kërkimi të aplikuar në nivele të ndryshme e fusha të ndryshme.
UB APLIKATIV zhvillon kërkim me këto karakteristika:
- Eshtë kërkim profesional
- Problemet e adresuara janë kryesisht praktike
- Kërkon të gjejë zgjidhje të shpejta për probleme të praktikës
- Tenton të jetë i përqëndruar nga pikëpamja organizative (institute)
- Gjetjet zakonisht mbeten private (pronë e institutive ose bashkëpuntorëve në kërkim)
- Rezultatet zakonisht përdoren për vendime të brendëshme të lidhura me startegjitë dhe zhvillimin e UMB ose partnereve korporative apo institucionale
- Vlerësohet nga klientet dhe synon standartet me të larta
- Shpërndarja e gjetjeve fillimisht bëhet me raporte të brendeshme e më tej në konferenca e publikime të tij ose të përbashkëta
UB performon si nje Universitet Sipermarres duke u mbeshtetur ne kerkim te aplikuar dhe duke zgjeruar bazen e tij me fusha e shtrirje nga me te larmishmet mbeshtetur ne studime e sondazhe te shumta te kryera ne vendet e zhvilluara, si USA (raport i “Global University Network for Innovation”). Sipas ketyre studimeve dhe eksperiencave te sukseseshme eshte e domosdoshme te futet ne hierarkine e vleresimit te kerkimit te aplikuar ne universitete dhe te nxitet pjesemarrja e akademikeve ne reforma ekonomike, komunitare, shoqerore, ligjore e tj..edhe nepermjet shperblimeve.
UB vlerëson nën emrin “angazhim shoqëror e komunitar” sic vlerësohet në ngarkesën shkencore të akademikëve kërkimin e aplikuar të llojit “të mësuarit nga shërbimet për komunitetin”, vullnetarizmi, pjesëmarrja në nisma të ndryshme ndërvepruese.
Si zëra të këtij kërkimit të aplikuar pra renditen:
- Kërkim i bazuar në komunitet,
- Sipërmarrje,
- Përgjegjësi sociale,
- Të mësuarit duke shërbyer në kompani, komunitet, institucion etj,
- Përfshirje qytetare,
- Studime për zhvillim komuniteti,
- Projekte gjithpërfshirëse në nivele të ndryshme,
- Organizim start-up, hacathon, spin-off, business hub, live lab etj.
Pra pjesë e kërkimit të aplikuar është dhe angazhimi komunitar i akademikëve, studentëve
dhe profesionistëve të UB, që realizohet me projektet, iniciativat, aktivitetet ndërkomunitare të nivelit kombëtar, qytetar, pushtet lokal, universitar etj.. UB:
- nxit kërkimin e aplikuar duke krijuar shpërblime e shtytesa morale e materiale, duke thyer konceptet tradicionale të kërkimit tepër të kontrolluar akademik, vetëm në ambientete tij e vetëm nga disa kërkues të përzgjedhur.
- angazhon stafin e tij në probleme të brendëshme të grupit, si pjesë të kërkimit të
- ka një database dixhitale të stafit të tij, të kualifikuar dhe me eksperiencë që ofron bashkëpunim të gjerë për kërkimin e aplikuar e bashkëpunues, në të ardhmen.
Në statusin e Universitetit sipërmarrës dhe në realizimin e kërkimit të aplikuar, për të arritur rezultate e performancë maksimale UB bashkëpunon me industritë, duke siguruar kontakt direkt me profesionistë e kërkues të praktikës, e duke këmbyer njohuri reciprokisht përfaqesuar kjo nga një sërë marrëveshjesh dhe projektesh të përbashkëta.
Perfshirja ne rrjete bashkepunimi e kerkimi, te fushave te ndryshme, kombetare e ndërkombëtare, zgjeron kërkimin dhe mundësinë e suksesit të tij, prandaj UB, ndërmerr një sërë projekte, aktivitete dhe iniciativa të vazhdueshme dhe punon për ngritjen dhe përsosjen e infrastrukturës dhe ekosistemit përkatës si një lider në këtë fushë në Shqipëri.
Struktura dhe iniciativa të mbështetura nga projekte të ndryshme mundësojnë procedurat për krijimin dhe mbrojtjen e patentatave dhe licencave profesionale, marrëdhëniet institucionale me industritë e më përtej.
UB është unik si Universitet sipërmarrës sepse kërkimi i aplikuar dhe përfshirja e gjithëanshme që I mundëson ai, në zhvillimet sipërmarrëse dhe novatore si dhe në ndërtimin e një ekosistemi mbështetës, i japin atij avantazhin konkurues strategjik në vend edhe në rajon.
Drejtimet konceptuale dhe strukturore kryesore ku mbështetet UB si universitet sipërmarrës,persa i takon kerkimit te aplikuar nepermjet BARLETI HUB permblidhen si vijon:
- Quadruple Helix
- Ekonomi e bazuar në dije (Knowledge based Economy)
- E ardhmja dixhitale (Digital Future)
- Laboratorë të Jetës (Living Lab)
- Sipërmarrje konkuruese (competitive entrepreneurship)
- Fonde dhe Financime
- Startup dhe spin-off
- Inkubatorë e akseleratorë (Incubator and Accelerator)
- Coworking space & Space Maker
- Start Up Academy