Turizmi kulturor në Shqipëri

Dekania e studentëve në Universitetin Marin Barleti, Dr. Elda Mamoçi, mbajti një leksion të hapur më 16 shtator 2019, në mjediset e UMB-së, mbi “Turizmin Kulturor”.
Ky leksion, i cili ndërthuri elementë teorik dhe praktik së bashku, u ndoq me interes nga audienca pjesëmarrëse.
Në prag të vitit të ri akademik, priten të krijohen edhe grupet studentore dhe këto leksione synojnë të frymëzojnë në mënyrë të veçantë ata që i bashkohen UMB-së për të parën herë këtë vit akademik.