Te njoh dhe vendos te perdoroj instrument financiar per nevoja individuale

Te marrësh kredi apo të presësh sa të krijosh burim financiar nga kursimet apo aktivitete të mëvonshme?

Kjo dilemë bën të mendohen individët dhe sipërmarrësit dhe të kërkojnë zgjidhje në ekosistemin e sipërmarrjes dhe novacionit. Për ketë janë krijuar institucione financiare, plotësues të Bankave që më lehtë mundësojnë individët të bëjnë realitet dëshirat apo plotësojnë nevojat e përditshme.

Dijet dhe eksperiencat ndërkombëtare e kombëtare u sollën në tavolinën e rrumbullakët të zhvilluar nga Akademia e startup-eve të UB-se në ekosistemin sipërmarrës e novator, të ambienteve Co-working space, në datën 7 nëntor 2019.

Studentët e masterit dhe Prof. Dr. Suzana Guxholli, nën eksperiencën e institucionit financiar të mikrokredisë “Kredo Finance”, të sjelle në diskutim nga Drejtorja e përgjithshme e këtij institucioni, debatuan dhe ngritën një sërë argumentesh pasurues në lidhje me instrumentet financiare, mikrokredia në këtë rast dhe përdorimin e tyre jo vetëm në aktivitete sipërmarrëse por dhe në jetën e përditshme, nga individë të shtresave të ndryshme, përfshirë dhe ato në nevojë.