Takim i ekosistemit të startup-eve

Mbrëmjen e datës 8 tetor, u organizua nga  programi Eu for Innovation një takim i aktorëve të ekosistemit të startup-eve në vend.

Synimi i këtij takimi ishte diskutimi i rezultateve të sondazhit të “Social Network Analysis”, i cili u zhvillua nga stafi i EU for Innovation gjatë verës së kaluar.
Jemi të lumtur që SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” rezultoi si një prej aktorëve Universitar më aktiv në këtë ekosistem dhe se konkurset për sipërmarrësit rinor që universiteti organizon, si Creative Business Cup Albania, rezultoi ndër emrat më të njohur tek aktorët e tjerë.
Ky takim u shoqërua edhe me rrjetëzim e socializim mes të pranishmëve, për aktivitetet e vitit që vjen.