SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.

Barleti Hub në bashkëpunim me TripleCity dhe Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional, organizuan takimin virtual me temë “SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.”

Qëllimi i këtij takimi ishte që të mbledhë së bashku organizatat dhe mbështetësitë kryesorë të Startup-eve për të kuptuar më mirë:

– Mbështetjen në “know how” dhe në financa që ju është dhënë startup-eve dhe lehtësuesve të tyre deri më tani;

– A ka influencuar pandemia fokusin e granteve;

– Cilat janë prioritetet për të mbështetur lehtësuesit/ Startup-et dhe SME-të, në 2-3 vitet e ardhshme;

Të pranishëm në këtë takim ishin:

– Partners Albania, Juliana Hoxha;

– US Embassy in Tirana, Ilva Cuko;

– UK Albania Tech Hub, Anisa Berisha;

– IDEA, Jetona Myteveli;

– ANRD Albanian Network for Rural Development, Evelina Azizaj;

– RYCO, Kreshnik LOKA;

Për të ndjekur versioin online të takimit klikoni linkun në vijim:  shorturl.at/hmsBQ