Sipërmarrjet shqiptare dhe inovacioni

Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City, organizuan një bashkëbisedim me  z.Vjoldi Danaj, ekspert i
sipërmarrjeve, për të diskutuar mbi potencialin e inovacionit  në kompanitë shqiptare, dhe sfidat
ekonomike dhe kulturore që hasin sipërmarrjet shqiptare për të përfshirë inovacionin në produktet dhe
proceset e tyre. Z. Danaj, bazuar në njohjen e këtij realiteti  theksoi rolin që universiteti mund të luaj në
këtë drejtim, duke krijuar në bashkëpunim me biznesin, një ndryshim në qasjen ndaj inovacionit.