SI VEPROJMË NË BarletiHub

Në Barleti Hub organizohen një larmi aktivitetesh me fokus në sipërmarrjen rinore, kjo në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti dhe partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë një viti, të rinjtë sipërmarrës, në varësi të nevojave të tyre mund të zgjedhin ndër të tjera:

Pitching – një sipërmarrje e suksesshme ka nevojë për një sistem, që do ta ndihmojë të ecë përpara dhe të takojë financues, partnerë, media ose edhe mentorë të rinj. Dhe, nuk ka vend më të mirë sesa konkurset e start up-eve, ku të gjithë këta aktorë mblidhen me njëri – tjetrin. Betapitch Tirana, Creative Business Cup Albania, Future Agro Challenge janë ndër tre konkurset ndërkombëtare që Barleti Hub organizon cdo vit, të cilët i japin mundësi sipërmarrësve të arrijnë tregje ndërkombëtare.

Inkubim – Gjatë periudhës së inkubimit, sipërmarrësit e rinj në Barleti Hub përparojnë me konceptet e tyre të ideve dhe I adaptojnë ato me nevojat e tregut. Barleti Hub u ofron atyre hapësira të përbashkëta pune, zhvillim të vazhdueshëm, mentorim, rrjetëzim, etj.

Akselerim – Stafi akademik dhe ekspertët e Universitetit Marin Barleti janë të dedikuar për të mbështetur vazhdimisht sipërmarrësit në fazat e ciklit të jetës së produkteve / bizneseve të tyre, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, mentorimit dhe financimit.

Hapësira të përbashkëta pune – Në Barleti Hub i kuptojmë sfidat me të cilat sipërmarrësit përballen në tregun e sotëm. Ndaj, me mjaft kujdes sjellim në një vend të gjithë aktorët e ekosistemit të startup-eve, në mënyrë që ata të krijojnë rrjetëzimin e duhur, të gjejnë mentorimin e saktë, të identifikojnë partnerët / punonjësit potencial, etj.

PARTNERITETE

KONTAKT ME NE

ADRESA

Tiranë, Rruga e Kosovarëve,

(pranë Liqenit Artificial) Nd. 39, H.1, No.5, 1019

TELEFONI

+355 68 60 31 504

+355 69 40 96 362