Sesion informues mbi PowerUp

Barleti Hub që prej themelimit ka pasur në vizionin e tij nxitjen dhe mbështetjen e
starup-eve në Shqipëri; qëllim të cilin është duke e realizuar me projekte të ndryshme që është duke organizuar në nivel lokal dhe ndërkombëtar, duke cituar këtu: Agro Challenge, BetaPitch, Creative
Business Cup, etj.
Në kuadër të këtij qëllimi, Barleti Hub është një nga partnerët e projektit PowerUp, projekt i cili mbështetet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Deloitte Albania & Kosova.
Në kuadër të këtij projekti, ditën e djeshme u zhvillua online sesion informues për
hapjen e thirrjes së këtij projekti. Afati i fundit për të aplikuar në këtë projekt është data
30 shtator 2020.
Pjesë në këtë sesion informues ishin të gjithë startup-et që janë pjesë e database-it të
Barleti Hub.
Ky sesion informues u zhvillua në bashkëpunim me përfaqësues të Deloitte Albania &
Kosovo, Jolta Kacani dhe Rikelda Balliu.
Për startup-et e interesuara që të aplikojnë në thirrjen e projekit PowerUp klikoni në link-
un në vijim:

https://www2.deloitte.com/al/en/pages/PowerUp/program-per-ndermarrjet-
e-mesme-dhe-te-vogla-dhe-startupet-rreth-programit.html