Rreth BarletiHub

Arsimimi i lartë nuk i takon më vetëm pakicës, por shumicës!

Parashikimet ekonomike sugjerojnë se më shumë se 40 për qind e punëve të ditëve të sotme, nuk do të ekzistojnë në dy dekadat e ardhshme. Të diplomuarit e sotëm nga Universitetet pritet të ndryshojnë rreth pesë herë drejtimin e karrierës së tyre. Në këtë process, Universitetet luajnë një rol të rëndësishëm, duke përditësuar dhe ri-aftësuar ata në rrugëtimin e tyre tregun e punës.

Barletasit e diplomuar ndër vite kanë zgjedhur të jenë të punësuar ose të vetëpunësohen. Rastet e tyre të suksesit, frymëzojnë brezat e rinj, duke rritur kështu numrin e studentëve që duan të krijojnë sipërmarrjet e tyre.

Për këtë arsye, në Universitetin Marin Barleti është krijuar BARLETI HUB.
Barleti Hub është krijuar nga një grup pedagogësh dhe sipërmarrësisht të apasionuar në fushën e start up-eve, të cilët synonë të ndikojnë në ekosistemin e startup-eve në Universitet dhe në vend, me: Hapësira të përbashkëta pune; rrjetëzim; aktivitete zhvillimore; konsulencë biznesi; ëorkshope; trajnime e shumë aktivitete të tjera të hapura për studentët e Universitetit dhe publikun e gjerë.

PARTNERITETE

KONTAKT ME NE

ADRESA

Tiranë, Rruga e Kosovarëve,

(pranë Liqenit Artificial) Nd. 39, H.1, No.5, 1019

TELEFONI

+355 68 60 31 504

+355 69 40 96 362