Prezantimi i programit “Zhvillimi i qëndrueshëm rural”

Kënaqësi të ishim të ftuar në aktivitetin çelës të projektit “Sustainable Rural Development” | “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural”, ditën e sotme në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky projekt është i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, dhe implementohet në Shqipëri nga GIZ dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndër të tjera, ky projekt do të ofrojë një mbështetje të veçantë për sipërmarrësit e rinj me ide novatore në fushën e bujqësisë, të cilët përpos kontributit që do të japin në ekonominë lokale dhe kombëtare, do të jenë edhe instruktorët / mentorët / lektorët e së ardhmes.