PLATFORMA
Platforma e Barleti Hub (BH) synon të ndërtojë dhe shërben si një themel i një business hub-i të qëndrueshëm duke mbështetur në mënyra të ndryshme idetë e biznesit, start-up-et, transferimin e njohurive, krijimtarinë etj, për të rritur konkurueshmërinë e tyre në vend e më tej.
Si business hub i qëndrueshëm, në platformën e tij BH, ka përqasjen “quadruple heliks”, pra përfshirjen e katër zonave të aktorëve në veprim: kompanitë, akademinë, qeverisjen lokale e qendrore, shoqërine civile.
Platforma ju ofron anëtarëve të saj mundësinë e zbatimit të novacionit, zhvillimit dhe ndjekjes së perspektivave me zgjidhje që përforcojnë kompetencat e kërkuara nga tregu dhe i pasurojnë me eksperienca të dobishme.
Partneret e Barleti Hub ( BH ) janë bizneset, qeverisjet lokale, shoqëria civile, institucionet financiare, akademia, etj.
BH kryen një sërë aktivitetesh e ndërmerr iniciativa apo ofron shërbime si networking, trajnime përmes akademisë së start-up-eve, përgatitje , pjesëmarrje e zbatime projektesh të ndryshme, konsulenca, që nxisin sipërmarrjen dhe novacionin mbështetur nga bashkëpunime me financues ndërkombëtare e kombëtare.
Nëpërmjet platformës së Barleti Hub, çdo ditë zhvillohen aktivitete të larmishme, të cilat janë të kategorizuara në: Barleti Startup Academy, Barleti Talk, Workshops, Inspiration Stories, Betapitch Tirana, Creative Business Cup Albania, Future Agro Challenge Albania, Trajnime, etj..