Nis shkolla verore REK

Nis shkolla verore REK 
Ka nisur këto ditë shkolla verore për të gjithë të apasionuarit në fushën e arkitekturës. 
 
Kjo nismë inovative, e para e këtij lloji në Shqipëri organizuar nga SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” e cila mbështetet nga ANTEA Cement, dhe ofron mundësi praktike studimore për studentë të arkitekturës në komunitetin e Fushë Krujës, por edhe për të gjithë ato maturantë që dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë degë.
 
Gjatë qëndrimit në këtë shkollë verore, studentët dhe gjimnazistët do të marrin leksione praktike mbi mënyrat e përdorimit të çimentos për produktet e disenjimit të ambjenteve të brendshme, si dhe do kenë mundësi të kryejnë vizita studimore në institucione të linjës.
FOTO GALERI