NËN PRESION – FAKTET E ARKITEKTURËS SOCIALISTE NË SHQIPËRI

U zhvillua në Universitetin Marin Barleti, më 07 Maj, aktiviteti me temë: Nën presion – Faktet e arkitekturës socialiste në Shqipëri. “Kjo është një përpjekje për të portretizuar realitetin e Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitekturën si mjet dekodimi”, u shprehën Dr. Denada Veizaj dhe Dr. Gjergji Islami, lektorë pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Katalogimi i fakteve nuk shfaqet nëpërmjet rrëfimeve kronologjike, por mbi linja-narrative ku do të ofronte një perspektivë personale të autorëve.

U prezantua një kolazh episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetesh të deformuara, të përthyera apo të mbivendosura ku u ilustrua mozaiku: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca , Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektura si mjet komunikimi.

FOTO GALERI