“Meet the Entrepreneur” nis takimet me Engjëll Rraklli i Division 5

Në kuadër të aktivitetit “Meet the Enterpreneur”, u organizua takimi i parë për këtë
sezon me Engjell Raklli.
Engjell është një nga bashkëthemeluesit e Division 5, një kompani e cila operon në
fushën e programimit.
Duke folur mbi vështirësitë në hapat e para, vizionin e Division 5, mbështetja që ka marr
nga ekosistemi i startup-eve dhe kontributi që po jep për ti ardhur në ndihmë këtij
ekosistemi.
Engjelli, ka ndjekur evente të ndryshme që lidhen me ekosistemin e startup-eve dhe sot
ai është bërë një nga kontribuesit në këtë ekosistem. Ai shprehet se është i gatshëm të
ndihmojë çdo startup që ka nevojë për mentorim nga ana e tij. Ndërsa Division 5, që nga
viti i kaluar është partner për Shqipërinë i Pirate Global, dhe në vijim do të prezantojnë
një program i cili do t’ju vijë në ndihmë startup-eve në Shqipëri.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të Universitetit Barleti të rinj sipërmarrës si
dhe aktorë të ekosistemit të cilët patën mundësi ti drejtonin pyetje Engjellit.