Marin Barleti, hub-i i kërkimit të aplikuar

Impakti i industrive, (biznesit) dhe shkencës, shoqërisë dhe komuniteteve në prodhimin e njohurive me fokus tek kërkimi i aplikuar nën ndikimin e nevojave të partnerëve, bizneseve, shoqërisë, qeverisë dhe vetë zhvillimit të universitetit, është më se evident.

Nën këtë fokus, u zhvillua në mjediset e UMB-së një tavolinë e rrumbullakët me stafin kërkimor, me synim krijimin, nxitjen dhe rritjen e sjelljes sipërmarrëse në akademi, dhe veçanërisht në UMB.

Kërkimi i aplikuar ka hyrë në praktikat dhe mendësinë e universiteteve bashkëkohore si UMB dhe synojmë ti çojmë përpara e të krijojmë nisma e aktivitete edhe në këtë vit akademik, duke shtruar bazën e inovacionit.