MAKER SPACE

Barleti MakerSpace, e ndërtuar në një kontest multidisiplinor, duke shfrytëzuar burime të ndryshme, kërkon të arrijë qëllime të ndryshme.
Barleti MakerSpace dëshiron të ofrojë një gamë të lehtësive dhe shërbimeve për përdoruesit e tij, të ndihmojë në procesin e kombinimit të konceptit të përfshirjes së MakerSpace në ekosistemin e startup-eve dhe të testojë këto realitete në kuadrin e një Universiteti Sipërmarrës që ndjek procesin e gjenerimit të inovacionit.
Ndikimi i Barleti MakerSpace:
1. Frymëzim: duke i ftuar studentët të marrin pjesë në ekonominë krijuese dhe të drejtojnë të ardhmen e tyre;
2. Novacion: duke shërbyer si një katalizator për novacionet dhe risitë që mund të zhvillohen në ekosistemin universitar dhe më gjerë;
3. Edukim: ndërtimin e një lidhje midis komunitetit të krijuesve dhe ekosistemit të universiteteve;
Universiteti Marin Barleti është duke ripërcaktuar konceptin e MakerSpace në një Universitet Sipërmarrës.
Rrjete. Krijimi i një rrjeti të hapur dhe bashkëpunues midis universitetit dhe anëtarëve të një bashkësie krijuese. Ndarja e njohurive, ideve dhe praktikave më të mira nga një krijues në tjetrin.
Laboratori i Mësimit. Komuniteti i MakerSpace krijon ambient të të mësuarit duke sjellë krijuesit dhe stratup-et e rinj më shpejtë në procesin e krijimit.
Një “Makerspace in a Box” bazike, me grupin standard të mjeteve të nevojshme për të realizuar projekte do të përfshijë këto instrumenta dhe materiale:
• Metal
• Prerje lazer
• Printim 3D
• Informatikë
• Elektronikë
• Tekstile
• Punim druri
• Multimedia
• Artet vizuale
Nuk ka fitues ose humbës në të bërit gjëra – gjithçka që është interesante është e drejtë të provohet të realizohet në MakerSpace. Krijuesit punojnë në art, zanat, inxhinieri, muzikë, ushqim, shkencë, teknologji, shëndetësi dhe shpesh në disa nga këto fusha njëherësh. Projektet e tyre janë sfiduese dhe inovative. Më e rëndësishmja, të gjithë krijuesit janë njerëz kureshtarë dhe të motivuar dhe duan të përhapin njohuritë e tyre. Kjo ka për qëllim të tregojë, në realitetet e Makerspace, rëndësinë e përqafimit të dështimit si pjesë normale të procesit të të bërit.
Si trajnohet dhe mbështetet një grup krijuesish në MakerSpace?Krijimi i një mjedisi të të mësuarit në mënyrë bashkëpunuese për disiplina të ndryshme do të ushqejë një komunitet të gjallë që prezanton ide dhe projekte të reja dhe ofron reagime dhe mbështetje të vazhdueshme.
• DIY
Do it Yourself – Bëje Vet – është metoda e të ndërtuarit, tjetërsuarit dhe ndreqjes së gjërave pa ndihmën e profesionistëve.
• Commercialization
Udhëtimi i një ideje, i ndjekur nga një produkt ose jo, përfundon në përgjithësi me komercializim.
• Skills Academy
Zhvillimi i aftësive që do të pasojnë nga larmia e përdorimeve të Makerspace do të konsistojnë në:
Rritje të aftësive krijuese dhe të mendimit kritik ;
Rritje te aftësive krijuese multidisiplinare;
Rritje të aftësisë së të gjeturit mundësi me burimet e pranishme;
Përhapja e një kulture që përfshin të rinjtë dhe moshën e tretë në zhvillimin e komunitetit
Lajme & Evente
Lancimi i Programit të Inbubimit
Triple City në bashkëpunim me Barleti Hub lancuan Programin e Inkubimit 9 javor për…
"Meet the entrepreneur", Ardian Hoxha
Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City organizuan takimin e radhës në kuadër të eventeve…
Affiliate Marketing bazuar në Clickbank
Barleti Hub organizoi workoshop-in online me temën “Affiliate Marketing bazuar në Clickbank” Duke folur…
SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.
Barleti Hub në bashkëpunim me TripleCity dhe Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit…