FORUM
Forumi si një vend, situatë apo grupim njerëzish (krijuar në Romën e lashtë) që këmbejnë mendime është nje instrument i rëndesishëm edhe sot që nxit sipërmarrjen dhe novacionin në Universitetin Barleti.
Diskutimet në të ndihmojnë studentët, akademikët dhe aktorët e tjerë të
kuptojnë dhe përdorin gjuhën e sipërmarrjes dhe të kontribojnë në ndërtimin e komuniteteve të ndryshme, të lidhen me njëri-tjetrin dhe të hapin mendjen për përqasjen e shumë problemeve politike, ekonomike, akademike, kulturore, shoqërore, të karrierës etj.
Forumet rriten në UB si në jetën reale në ambientet e Creative Space apo Maker Space ashtu edhe on line. Media shoqërore i jep forumeve të sipërmarrjes njohje të gjerë dhe i ka bërë instrument efektiv në trajtimin e problemeve të biznesit me një efekt të paparë në shoqëri dhe komunitet.
Temat që diskutohen në forumet e UB janë të gjëra dhe mbulojnë shumë çështje dhe ide politike, ekonomike, biznesi, shoqërore etj.
Ndër forumet më të mëdha që Universiteti Marin Barleti ka zhvilluar vitetet e fundit, mund të përmendim: dy forumet vjetore, atë “Smart City” dhe “Creative Economy”, forumin “Rektorati për 100 vjet Parlamentarizëm”, forumi studentor “Ditët e Kujtesës”, forumet sportive, etj..