FINAL PITCHING, AGRO CHALLENGE

Qeveria gjermane përmes GIZ mbështet Shqipërinë duke përmirësuar kapacitetin dhe performancën e të rinjve në fushën e sipërmarrjes në lidhje me bujqësinë, përmes projektit SDR Albania, i implementuar nga Instituti ADRIAPOL.

Më 26 korrik 2020 u zhvillua finalja e konkursit të ideve të biznesit Agro Challenge.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantuan 11 startup-e.

Qëllimi i këtij projekti ishte të mbështesë sipërmarrësit në fushën e bujqësisë dhe të krijojë rrjetin e nevojshëm sipërmarrës për ta, në mënyrë që të zgjerojnë biznesin e tyre.

Për këtë arsye, juria përbëhej nga sipërmarrës, akademikë dhe personalitete të ekosistemit te startup-eve.

Një pjesë e jurisë që vlerësoi këto startup-e ishin:

– Z. Ardian Leka, sipërmarrës, Dhoma e Biznesit në Diasporë
– Z. Alban Zusi, sipërmarrës, industria ushqimore
– Z. Dritan Mezini, sipërmarrës, duapune.com
– Z. Gerion Treska, sipërmarrës, Yunus Business Business
– Dr Kejda Nuhu, pedagoge, Universiteti Barleti

Startup-et që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Samitin Global të Agro-sipërmarrësve do të mbahen në tetor 2020 në Greqi, ku garojnë për 20,000 euro.

Startup-et fituese të kësaj finalje ishin:

– Bletët alpine;                                                                                                                                                                    – Vajrat esencialë të malësisë