EasyPay erdhi në Barleti Talk

Ishte një kënaqësi për Shluj “Universiteti Marin Barleti” që kishte në auditorin e saj themeluesen dhe drejteusen e kompanisë së parë financiare jo -bankare në Shqipëri, EasyPay, Znj. Linda Shomo.

Formati i Barleti Talk, na dha mundësinë të mësonim më shumë për EasyPay-in dhe për sipërmarrësen e cilësuar nga disa konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si më e mira në tragun shqiptar, Znj. Linda Shomo.

Ndër të tjera, Znj. Shomo ndau me Barletasit sfidat e saj si sipërmarrëse në sektorin e pagesave me celular, dhe sfidat e të qenit ndër të paktat femra në një industri që dominohet nga meshkujt.

Biseda pati interesin më të lartë në momentin kur u diskutua fuqizimi i marrëdhënies Industri – Universitet. EasyPay, është një partner i Universitetit Marin Barleti, duke punësuar çdo vit të rinjtë tanë dhe duke dhënë kontributin e tij në përditësimin e vazhdueshëm të kurrikulës studimore.