Ekonomia krijuese nuk ka një përcaktim të vetëm. Është një concept që lidhet ngushtë me “industrinë krijuese”, ku bazohet ndërmjet lidhjes së krijimtarisë njerëzore dhe pronësisë intelektuale; në një ekonomi të ushqyer në mënyrë të konsiderueshme nga idetë dhe inovacioni.
Termi “industri krijuese”; filloi të përdoret rreth njëzet vjet më parë për të përshkruar një sërë aktivitetesh, disa prej të cilave janë ndër më të vjetrat në histori dhe disa prej të cilave vetëm erdhën në ekzistencë me ardhjen e teknologjisë dixhitale. Shumë nga këto aktivitete kishin rrënjë të forta kulturore dhe termi “industri kulturore” tashmë ishte në përdorim për të përshkruar teatrin, vallëzimin, muzikën, filmin, artet pamore dhe sektorin e trashëgimisë.
Ekonomia krijuese është biznesi i ideve; kërkon të shndërrojë idenë në product. Ekonomia krijuese ka të bëjë me marrëdhëniet midis krijimtarisë dhe ekonomisë. Krijimtaria nuk është e re dhe as ekonomia, por ajo që është e re është natyra dhe shtrirja e marrëdhënieve midis tyre dhe si mund të kombinohen për të krijuar vlera dhe pasuri.
Industritë Kreative janë një koleksion i guximshëm i eseve që paraqet revolucionin e zhurmshëm që po transformon prodhimin, konsumin dhe kuptimin e kulturës në epokën gjithëpërfshirëse. Ajo bashkon ese seminare të shkruara nëpër media tradicionale dhe të reja, sektorët e industrisë dhe kontekstet kombëtare për të demonstruar se përmbajtja ende drejton një ekonomi të dijes, neutrale dhe të vlerës. Rritja e industrive krijuese kërkon mendime të reja në studimet e komunikimit, medias dhe kulturës, politikën kulturore dhe sektorët e artit dhe informacionit.
Industritë Kreative përcaktojnë axhendën për këto debate, duke siguruar
një kuptim më të pasur të dinamikës së tregjeve kulturore, punës krijuese, financave dhe rreziqeve, dhe sesi shpërndahet, tregtohet dhe ripërdoret në mënyrë kreative kultura përmes teknologjive të reja të mediave.
Ndërtesa fizike, hapësirat publike dhe veprat e artit që prodhojnë kreativitet janë disa nga hapësirat më të dukshmet dhe më të njohurat për komunitetin. Këto hapësira duhet të jenë të prekshme dhe mbi të gjitha të përdorshme, ku duhet të shfaqin një ndjenjë pozitiviteti dhe argëtimi, ku artisti dhe krijuesi të shfaq veprat e tij artistike dhe kulturore të cilat bëhen të ndjeshme edhe për komunitetin. Nëse ju jeni një artist dhe dëshironi ta bëni qytetin tuaj më të
mirë, ose ju jeni banor i një lagjeje ku hapësirat janë jashtë kontrolli, dhe po përpiqeni të përmirësoni sheshin ku fëmijët luajnë, doni të përmirësoni rrugët, ose ju punoni në një zyrë planifikimi ose zhvillimi ekonomik dhe po përpiqeni të gjeni mënyra të reja për të përfshirë publikun në një projekt. Meqenëse kujdeseni për ta bërë vendin tuaj sa më të mire dhe sa më të përdorshëm, ju duhet të bazoheni tek një term i ri – “Creative Place”.
Koncepti i njeriut krijues është gjithëpërfshirëse që kap interesin e audiencës, ndikon në përgjigjen e tyre emocionale dhe i frymëzon ata të ndërmarrin veprime. Njerëzit krijues e shohin botën me ndryshe duke e përfshirë intelektin e tyre krijues në marrëdhënie me të tjerët. Karakteristikat dhe cilësitë e njerëzve krijues janë të pavarur, kurioz, janë mendimtarë të thellë, mendje hapur, ambicioz dhe të ndjeshëm. Njerëzit krijues nuk mbështeten vetëm në talentin e tyre; ata mbështeten në disiplinën e tyre. Imagjinata e tyre është si një lëkurë e dytë e bazuar në skelektikën e tyre.
Lajme & Evente
Lancimi i Programit të Inbubimit
Triple City në bashkëpunim me Barleti Hub lancuan Programin e Inkubimit 9 javor për…
"Meet the entrepreneur", Ardian Hoxha
Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City organizuan takimin e radhës në kuadër të eventeve…
Affiliate Marketing bazuar në Clickbank
Barleti Hub organizoi workoshop-in online me temën “Affiliate Marketing bazuar në Clickbank” Duke folur…
SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.
Barleti Hub në bashkëpunim me TripleCity dhe Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit…