Creative Business Cup, është më shumë sesa thjesht një konkurs mes sipërmarrësish të rinj. CBCA 2020, do të shërbejë si një mekanizëm për gjenerimin e ideve të reja për të kapërcyer sfidat e shumta që hasin industritë creative dhe kjo falë inovacionit që përftohet nga ndërlidhjet e sektorëve të ndryshëm, duke krijuar në këtë mënyrë një shoqëri më dinamike dhe më konkurruese.
Duke marrë shkas nga ndikimi i industrive kreative në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe punësimin global, Creative Business Cup Albania, ka për qëllim fuqizimin e sipërmarrësve të industrive kreative, duke: i ndihmuar ata të çojnë përpara idetë e tyre të biznesit; krijuar lidhje me sponsor / financues të mundshëm; krijuar lehtësira në tregjet globale; fuqizuar më tej aftësitë e tyre inovatore në dobi të industrisë dhe shoqërisë.
Gjatë 2020 Creative Business Cup Albania do të jetë në kërkim të sipërmarrësve të rinj me ide kreative për t’i bërë pjesë të konkursit të madh që do të mbahet në Copenhagen, Danimarkë.