Creative Business Cup Albania 2020 – Thirrje për aplikim

Creative Business Cup Albania vjen sërisht në Tiranë!
Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me Barleti HUB organizojnë Creative Business Cup Albania 2020. Këtë vit kërkojmë më shumë sipërmarrës të rinj!
Mirëpresim plot startup-e me ide në industrinë kreative për konkursin e madh më 20 Mars 2020. Jemi kurioz të njohim kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Copenhagen këtë vit.
Mirëpresim deri më 6 Mars aplikimet tuaja në: http://barletihub.umb.edu.al/creative-business-cup-albania/

fb: creativebusinesscupalbania

Për çfarë konkurohet?
Rritje kapacitetesh / Know How;
Rrjetëzim me biznese vendase;
Njohje me mentorë të ndryshëm shqiptar dhe të huaj ;
Pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar në Copenhagen (Creative Business Cup Finals in Copenhagen) me shpenzime të përfshira.

Kush mund të marrë pjesë?
Të rinjtë me ide brilante biznesi në Industrite Kreative

Si mund të aplikohet?
Hapi 1: APLIKONI me idenë tuaj të biznesit në kategorinë përkatëse: Creative Industry

Hapi 2: PËRZGJEDHJA e ideve më të mira për pjesëmarrje në bootcamp

Hapi 3: PJESËMARRJA në konkursin kombëtare, sipas fushave të aplikimit: Creative Business

#UMB #CBC #startup