BUSINESS PIT STOP

BPS e strukturon aktivitetin e tij në 6 shtylla kryesore të konceptuara për të targetuar dhe ofruar zgjidhje dhe mbështetje të personalizuar me qëllim që ndihma e ofruar të ketë impakt të drejtpërdrejtë dhe të matshëm të performancën dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Nisur nga diferencat e tipologjisë së problematikës midis bizneseve të mëdha, që kanë nevojë më të madhe për konsulencë dhe ekspertizë dhe bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë më të madhe për shërbime mbështetëse, BPS ka ngritur strukturat e saj në mënyrë të tillë që ti shërbejnë sa më mirë nevojave të këtyre dy kategorive të mëdha.

RRETH BUSINESS PIT STOP

BUSINESS PIT STOP strukture sipas modelit one-stop shop në mbështetje të sipërmarrjes e cila i ofron ndërmarrjeve ekzistuese dhe atyre të reja një gamë të gjerë shërbimesh të integruara në funksion të zhvillimit të tyre të mëtejshëm.

BPS është promotor i aplikimit të inovacionit dhe teknologjisë në biznese duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social në sipërmarrje, komunitet, sektorin privat, OJF dhe në sektorin publik.
BPS nën konceptin TipleHelix kërkon një ndërveprim të koordinuar dhe marrëdhënie bashkëpunimi të ndërsjellët midis Biznesit, Universitetit dhe Qeverisë. BPS ka si qëllim të promovoje bashkëpunimin midis universitetit dhe tregut te punës duke rritur Njohuritë dhe Aftësitë multidisciplinare – Transferimin e teknologjisë; – Akselerimin e start-up dhe zhvillimin e kapitalit human; – Promovimin e strategjive rajonale të smartspecialization, etj.

BPS e strukturon aktivitetin e tij në 6 shtylla kryesore të konceptuara për të targetuar dhe ofruar zgjidhje dhe mbështetje të personalizuar me qëllim që ndihma e ofruar të ketë impakt të drejtpërdrejtë dhe të matshëm të performancën dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit. Nisur nga diferencat e tipologjisë së problematikës midis bizneseve të mëdha, që kanë nevojë më të madhe për konsulencë dhe ekspertizë dhe bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë nevojë më të madhe për shërbime mbështetëse, BPS ka ngritur strukturat e saj në mënyrë të tillë që ti shërbejnë sa më mirë nevojave të këtyre dy kategorive të mëdha.

Funksioni

BUSINESS PIT STOP strukture sipas modelit one-stop shop në mbështetje të sipërmarrjes e cila i ofron ndërmarrjeve ekzistuese dhe atyre të reja një gamë të gjerë shërbimesh të integruara në funksion të zhvillimit të tyre të mëtejshëm.

BPS është promotor i aplikimit të inovacionit dhe teknologjisë në biznese duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social në sipërmarrje, komunitet, sektorin privat, OJF dhe në sektorin publik.

BUSINESS FUNCTIONS:
1. PLANNING AND MANAGEMENT
2. OPERATION AND LOGISTICS
3. FINANCE AND ACCOUNTING
4. SALES AND MARKETING
5. INTERNET AND TECHNOLOGY
6. HUMAN RESOURCES
7. LEGAL AFFAIRS
8. REAL ESTATE
9. DIFFERENT SUPPORTING SERVICES

SHËRBIME DHE MBËSHTETJE

Në fokus të kësaj kategorie është biznesi i vogël dhe i mesëm (SME-të) dhe sipërmarrjet e reja, me një fokus të veçantë mbi grupin e startup-eve. Bizneset e këtij segmenti karakterizohen nga mungesa e ekspertizës në kompleksitetin e aktiviteteve që duhen ushtruar për të menaxhuar suksesshëm një biznes. Kjo dobësi e tyre vjen shpesh edhe si pasojë të kufizimeve që ato kanë në rekrutimi e një stafi të mjaftueshëm nga ku lind edhe nevoja që këto biznese kanë për të ngritur kapacitete në burimet e tyre të limituara njerëzore.

SHËRBIMET E OFRUAR NË KËTË KATEGORI

– ANALIZE NEVOJASH BIZNESI
– IDEIM DHE STARTUP
– POZICIONIM BIZNESI
– STUDIME TREGU
– PLANE BIZNESI
– LIDHJE ME TREGUN
– TRANSFERIM DIJESH
– KOMERCIALIZIM PRODUKTESH
– STRATEGJI RRITJE

Shërbimet e ofruar në këtë kategori

RRJETËZIM DHE KOMUNITET

Kjo kategori do të synojë të ngrejë një databazë dhe një rrjet të gjerë në të cilin bizneset mund të gjejnë partnerë për të bashkëpunuar. BSC do të asistojë bizneset lokale të krijojnë kapacitete dhe mundësi për të funksionuar si furnitorë për kompani të mëdha brenda dhe jashtë vendit si dhe të hedhin hapat e parë drejt biznesit ndërkombëtar duke eksploruar tregje të reja.

Shërbimet e ofruar në këtë kategori

KONSULENCË DHE EKSPERTIZË

Kjo kategori do të ofrojë shërbime mbështetëse për biznese në faza startup-i dhe për biznese ekzistuese të cilat kanë nevojë për të zhvilluar më tej kapacitetet e tyre apo të cilat kërkojnë të eksplorojnë mundësi të tjera biznesi. Në këtë kategori shërbimet do të jenë të personalizuara (tailored) dhe kontaktet tashmë janë direkte. Shërbimet e ofruar në këtë kategori do të jenë në shitshme duke e bërë këtë paketë një nga burimet kryesore të të ardhurave të BSC-së.

Shërbimet e ofruar në këtë kategori

FINANCIM DHE AKSES NE FONDE

Kjo kategori është e fokusuar në eksplorimin e mundësive që një biznes ka për të tërhequr financime. Gjetja e mënyrave më të përshtatshme dhe të favorshme për të mobilizuar kapitalin e nevojshëm për të mbështetur nevojat për investime të biznesit do të shoqërohet edhe me ekzekutimin e të gjithë procesit deri në marrjen e fondeve të nevojshme. Këtu përfshihen analizë të menaxhimit të investimeve, marrëdhëniet me investitorët, auditimin, konsultimin dhe menaxhimin financiar.

Mënyrat e ndryshme të financimit që do të shqyrtohen përfshijnë :

TRAJNIME DHE RRITJE KAPACITETESH

Kjo kategori shërbimesh do të paraprihet nga një analizë e nevojave për trajnime të biznesit e cila do të synojë të identifikojë hendekun midis nivelit të dëshiruara te aftësive dhe nivelit aktual në biznesin tuaj.

Trajnimet e ofruara do të jenë të fushave të mëposhtme:

INICIATIVA DHE PROJEKTE

Që në konceptim BSC operon si një njësi aktive e cila ndërvepron me mjedisin që e rrethon, aktualitetin dhe vizionin dhe ambicien për të ardhmen e vendit. Në këtë prizëm BSC nuk qëndron pasive duke ndenjur në pritje që bizneset dhe sipërmarrësit të trokasin në derën e saj për ndihmë dhe mbështetje, por BSC guxon vazhdimisht dhe merr iniciativa personale për të aktivizuar ato grupe apo hapësira të cilat janë të marxhinalizuara por që kërkojnë vëmendje dhe ofrojnë potenciale për zhvillim dhe inovacion.

Të tilla iniciativa përfshijnë si më poshtë:

PARTNERITETE