“Brainstorming” i drejtuesëve të Instituteve në UMB

Për të rritur frymën dhe aktivitetet sipërmarrëse  në këtë vit akademik, nën nismën e Zv. Rektores për Kërkim të Aplikuar dhe Inovacion, znj. Suzana Guxholli, u zhvillua një seancë rrahje idesh të drejtuesëve të Instituteve dhe njësive kërkuese në Universitetin Barleti.
Ndër të tjera u diskutuan: si të forcohet bashkëpunimi dhe transferimi i dijeve dhe eksperiencave? Si të rritet sinergjia midis gjithë aktorëve të Quadruple Helix: akademi, studentë, biznese, qeveri dhe shoqëri civile, për të ndikuar në rritjen dhe zhvillimin komunitar; plan veprimi për akomodimin e aktiviteteve në ekosistemin  BARLET HUB të makerspace, co-working space, inkubator, garazh krijues, etj.