Bootcamp për sipërmarrjet në ICT

Në prag të konkursit final për sipërmarrjen kreative në ICT, Betapitch Tirana 2019, u zhvilua sot bootcampi i parë.
Përgjatë disa orëve, startup-et që u përzgjedhën si më të mirat nga procesi i aplikimit, u mentoruan nga mentorë e trajnerë të ndryshëm për aspekte të modelit të biznesit, komunikimit dhe shitjes (pitching).
Ditën e nesërme, mentorimet do të vijojnë sërisht.
Ky bootcamp zhvillohet në kuadër të projektit Meetup 4 Startup, financuar nga AMSHC, dhe zbatuar nga Instituti Adriapol. I urojmë suksese sipërmarrësve në konkursin final.