Bootcamp “Agro Challenge”

Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ mbështet Shqipërinë duke përmirsuar kapacitetin dhe performancën e të rinjve në fushën e sipërmarrjes që lidhet me bujqësinë, nëpërmjet projektit SDR Albania implementuar nga Instituti ADRIAPOL.
Në kuadër të sfides “Agro Challenge 2020” zhvillohet sot më 25 korrik seksioni i trajnimit “Agro Challenge”.
Fituesit e Pitching të mbajtur në secilin nga qytet si; Korça, Vlora, Shkodra dhe Tirana finalizojnë sot rrugëtimin në këtë konkurs.
Rreth 15 startup-e, u njohën më mirë me produktet e njeri-tjetrit, me mentorët, me pikat kyçe të planit të biznesit dhe me disa histori suksesi.