BIZNESI DHE MARKETINGU DIGJITAL

Në datën 11 Maj, Keti Gjipali, një sipërmarrëse e re dhe energjike, ndau eksperiencën e saj si themeluese e Agog Marketing, një agjensi marketingu dixhital.

Në fokus të këtij leksioni të hapur, ishte njohja e pjesëmarrësve me potencialin e marketingut dixhital, atë tradicional për një biznes të konsoliduar, por edhe atë të një hapësire që mund të bëhet idea dhe modeli i një biznesi rinor. Keti ju tregoi studentëve të UMB, mundësitë që ofron tregu shqiptar, për të ndërmarrë një biznes në këtë fushë, pavarësisht futjes së vonë të këtij koncepti në tregun tonë.

Marketingu dixhital përafron dhe bën të mundur takimin e aktorëve të ndryshëm të ekosistemit shqiptar, me aktorë jashtë Shqipërisë. E ftuara njohu të pranishmit, me këshilla konkrete se si marketingu dixhital, mund të ndihmojë rritjen e një biznesi të ri, që në hapat e parë dhe se si të rinjtë duhet të mësojnë të shfrytezojnë potencialin e tij.

FOTO GALERI