Njësi e cila zhvillon programe trajnimesh dhe kursesh specifike dhe praktike në formë modelesh të gatshme që i mundësojnë pjesëmarrësve të përfitojnë aftësi dhe shprehi të shpejta që i nevojiten për zgjidhjen e problematikave në shkollë, në punë dhe në jetë. Programet janë të përshtatura ti përgjigjen në menyrë të dedikuar kërkesave të personalizuara të të interesuarve dhe asaj që ata kërkojnë të zgjidhin në një kohë të shkurtër.
Zhvillimi i takimeve, aktiviteteve, workshopeve, konsultimeve dhe seminareve përgjatë fundjavës. Në këto evente marrin pjesë individë të ndryshëm nga fusha të ndryshme profesionale dhe sociale, të cilët formojnë një skuadër e punojnë bashkarisht. Ata miksojnë, shqyrtojnë dhe analizojnë idetë që kanë për të nxjerrë brenda së djelës(fundjavës) një ide përfundimtare bazuar në të cilën ndërtojnë një model apo kampion, që do të shërbejë si/për pikënisjen e një biznesi të suksesshëm.
Mbështetja dhe kontributi me anë të konsulencave, eventeve, trajnimeve profesionale, individuale si dhe testimeve dhe certifikimeve ndaj femrave që drejtojnë, zotërojnë apo duan të hapin e ndërtojnë një biznes.
Mbështetja profesionale i ofrohet jo vetëm sesi të ndërtojnë një biznes të susksesshëm por edhe sesi të rritin potencialet e biznesit që zotërojnë.
Në të njëjtën kohë Akademia stimulon me aktivitetin e saj edhe në ndërtimin e një aleance të qëndrueshme dhe permanente midis femrave biznesmene, të
cilat me anë të krijimit dhe forcimit të një networku midis tyre, rritin shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme me njëra-tjetrën.
Ky network kontribuon jo vetëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme që hasin në anën profesionale dhe sociale në bizneset e tyre, por duke afruar dhe frymëzuar njëkohësisht edhe femra të tjera të bëhen pjesë e networkut dhe të motivohen për të ndërmarrë iniciativa start-upi biznesi.
Programe konferencash, eventesh, seminaresh, aktivitetesh, trajnimesh, konsulencash, kursesh, testimesh dhe certifikimesh per te vetepunesuarit.
Gama e gjere e këtyre shërbimeve ofrohet si për të nxitur, stimuluar dhe orientuar individë të niveleve të ndryshme arsimore, sociale, kulturore apo profesionale të ndërmarrin një iniciativë vetëpunësimi ashtu edhe për ti ndihmuar të vetëpunësuarit që punojnë si të tillë të konsolidojnë kualifikimin e tyre në perfeksionimin e punës që bëjnë.
Portofoli i shërbimeve mbështet të vetëpunësuarit sesi të zhvillojnë njohuritë dhe potencialet e tyre, që të plotësojnë dhe përmirësojnë standartet e biznesit të tyre
Lajme & Evente
Lancimi i Programit të Inbubimit
Triple City në bashkëpunim me Barleti Hub lancuan Programin e Inkubimit 9 javor për…
"Meet the entrepreneur", Ardian Hoxha
Barleti Hub në bashkëpunim me Triple City organizuan takimin e radhës në kuadër të eventeve…
Affiliate Marketing bazuar në Clickbank
Barleti Hub organizoi workoshop-in online me temën “Affiliate Marketing bazuar në Clickbank” Duke folur…
SME-të dhe STARTUP-et para dhe pas Covid-19. Mbështetja nga Donatorët.
Barleti Hub në bashkëpunim me TripleCity dhe Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit…