Akademia e StartUp-eve, Thirrje për Aplikime

Akademia e StartUp-eve

Thirrje për Aplikime

Për fazën e parë të programit pre-akselerues StartUp të akademisë tonë.

Akademia e StartUp-eve si pjesë e BarletiHub në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti dhe aktorë të tjerë nga fusha e biznesit, fton të rinj entuziastë, me ide biznesi apo edhe me dëshirën për tu përfshirë në ekipe që do të punojnë për të sjellë në jetë ide biznesi, të marrin pjesë në këtë program pre-akselerimi ku ato do të kenë mundësinë që nën përkujdesjen e mentorëve dhe lektorëve të ndryshëm të marrin njohuritë e nevojshme për të nisur udhëtimin e tyre drejt karrierës së bukur dhe sfiduese të sipërmarrësit.

Kriteret e pranimit:

  • Të keni një ide biznesi ose të dëshironi ti bashkëngjiteni një të tille
  • Të keni dëshirë të mësoni se si mundeni të ngrini një biznes me resurse dhe mundësi të kufizuara
  • Të mos keni frikë të tentoni

Programi ofron:

Përgjatë 5 javëve në të cilat shtrihet ai ofron mundësinë për të testuar dhe zhvilluar modelin tuaj të biznesit mbi bazën e metodave më të suksesshme të momentit siLeanstartup dhe Leanlaunchpad që praktikohen në mbi 200 universitete në botë.

Këto metoda do t’ju mundësojnë që të testoni menjëherë idetë tuaja nëpërmjet ndërveprimit të menjëhershëm me klientët tuaj potencial.

Ky proces ndihmon që të përdoret informacioni i marrë nga klientët potencial për të përmirësuar produktin apo shërbimin tuaj duke u siguruar që ai me të vërtetë sjell një vlerë apo zgjidh një problem për klientin.Duke garantuar kështu se ideja juaj do të ketë sukses komercial në treg.

Startup-et që do të mbarojnë me sukses këtë pjesë të programit do të kenë mundësinë:

  • të vazhdojnë më tej në modulet e tjera që ofron Akademia e Startup-eve,
  • do të munden të shfrytëzojnë mundësitë për rrjetëzim,
  • kontaktet me investitorë potencial
  • si dhe mundësinë për të konkurruar për të marrë financime në programe prestigjioze siç është BetaPich – Berlin, CreativeBusiness Cup – Kopenhagen, AgroChallenge – Selanik, etj.

Aplikimet mbyllen në datën 15 tetor 2019

Aplikimet duhet te dergohen ne adresen email: e.musta@umb.edu.al